Gjasula shkëlqen në Paderborn, fiton me Hamburgun ndaj ish-ekipit!

Për të përditshmen “Bild” nuk kishte asnjë dyshim, dhe ai ishte një nga kontribuesit më të mëdhenj për fitoren. Klaus Gjasula u përfshi ndër lojtarët më të mirë të Hamburgut, në suksesin e rëndësishëm 4-3 në fushën e Paderbornit, pra ish-ekipit të tij. Në një stadium ku e kanë respektuar pa fund, dhe ai ua ka shpërblyer, mesfushori shqiptar doli si kundërshtar dhe nuk u kursye. Terode (2 gola), Gjasula dhe Hanti ishin më të mirët për miqtë në një ndeshje ku autorë të golave ishin Vinchajmer, Terode, Terode dhe Hant me penallti. Gjasula bëri edhe dy gabime që shkaktuan golat, por kjo nga emocionet e mëdha të kësaj ndeshjeje. Paderborni përmbysu rezultatin nga 0-2 në 3-2 me anë të Srbenit (penallti) dhe dy herë Kris Furih (Fuhrich), por nuk u mbajt dot deri në fund. Hamburgu është në krye të renditjes me 6 pikë në dy ndeshje, dhe me golaverazhin 6-4, ndërsa shpreson ringjitjen në Bundesligë.

Sfidanti.al