Ditën e mërkurë, Komisioni i Disiplinës së Ligës së Futbollit Profesionist në Francë do të japë vendimin për fyerjet raciste të Neymar ndaj Sakai dhe ato homofobike ndaj Alvaro Gonzales në ndeshjen mes Paris Saint Germainit dhe Olympique të Marseille. Por braziliani mund të mos luajë të premten ndaj Angers pasi pësoi një dëmtin në ndeshjen kundër Reims
Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, Neymar pësoi dëmtimin në castet e fundit të sfidës pas një goditje të marrë nga kundërshtarët. Këtë të martë braziliani do të kryejë ekzaminimet për të mësuar shkallën e dëmtimit. Ajo e së premtes do të ishte e fundit për Neymar përpara se ai të mësojë masën e dënimit të tij ditën e mërkurë duke qenë se ndëshkimi do të hyjë në fuqi që nga ndeshja e javës së 7.
Nëse konfirmohet dënimi, ylli brazilian mund të mos luajë deri në 10 ndeshje që do të thotë se do të kthehet në fushat e lojës vetëm në vitin 2021. Paris Saint germain beson se Neymar do të dënohet lehtë edhe pse Marseille konfirmon se ka imazhet që vërtetojnë fyerjet raciste dhe homofobe të brazilianit.
Sfidanti.al