Roma-Mayoral, një transferim thuajse fakt i kryer

Roma duket se e ka gjetur zëvendësin e Edin Dzekos. Tratativat me Realin e Madridit për Borja Mayoral janë thuajse të mbyllura me sulmuesin spanjoll që pritet të mbërrijë te Roma me huazim me 2 milionë Euro me të drejtë blerjeje të kartonit për 10 milionë Euro. Përpara se të mbyllë gjithcka, Reali i Madridit i ka kërkuar futbollistit një rinovim të kontratës aktuale që skadon në verën e vitit 2021.

I gjatë pak më shumë se 1.8 m, mayoral është një futbollist që mund të luajë në disa fronte të sulmit. Mayoral ka karakteristika të ndryshme nga Dzeko  por që përputhen me vizionin e trajnerit Fonseca. Mayoral nuk mundi asnjëherë të sigurojë një vend te Reali i Madridit. Pas 2 sezoneve te Levante ku ishte me huazim, futbollisti shprehu hapur dëshirën për të provuar veten në një skuadër të madhe dhe Roma duket destinacioni ideal për një futbollist të ri që është në kërkim të konfirmimit.

Sfidanti.al