Reali dhe Barça  “ El clasico” edhe me të qeshura …

Real Madrid ka barazuar në një ndeshje e cila në letër dukej mjaft e lehtë për tu fituar. Dhe kjo është bërë shkas që të nxisë karikaturën e artistit Omar Momamit. Në fakt, ditë më parë, kur skuadra e Barcelonës u mposht prej Mançester Siti dhe kjo disfate ka provokuar që të tallen me katalonasit, sidomos futbollistët madrilen.Por, dihet, se i fundit qesh më bukur dhe kjo u ka ndodhur futbollistëve të Barcës me ata të Realit.

Këta të fundit, nuk kanë mundur të fitojne kundër skuadrës polake Legia te Varshavës, e cila barazoi me rezultat 3:3. Natyrisht, ky ishte rasti që tani të “qeshin futbollistët katalonas” me këtë dështim të “Los Blancos” në kuadër të Ligës së Kampionëve. Shikoni “lojën” me të qeshura në foto.