Presidenti i Juves përballë një dënimi eventual, makutëri me biletat!

Liga italiane e futbollit ka kërkuar largimin e presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli, nga futbolli gjatë një kohe prej dy vitesh e gjysmë, për shkak të shkeljes serioze të rregullave të shitjes së biletave, rregullit financiar fair play dhe kodit etik Kështu, nëse ai dënohet, ai do të qëndrojë 30 muaj larg futbollit, pra, nuk do të mund të mbajë asnjë funksion në klub.

Prokurori i akuzës, Xhuzepe Pekoraro, ka kërkuar edhe një gjobë financiare prej 50 000 eurosh për Anjelin, ndërkohë që Juvja do të jetë e detyruar që të luajë dy ndeshje të saj, në fushën e vet, para tribunave bosh. Anjeli, ditën e hënë, do të dalë para gjykatës sportive, ku do të përgjigjet për akuzat që janë ngritur kundër tij, se ai vetë, përsonalisht, ka marrë pjesë në shitjen e biletave tifozëve të Juves gjë që, sikurse thuhet, ka lidhje me kriminalitetin e organizuar në Itali. Anjeli, në fakt, para disa ditësh, u zgjodh president i Asosacionit të Klubeve Evropianë, duke pasuar në këtë pozicion Karl-Hainc Rumenigen.

Sfidanti.al