Përse futbolli nuk u ndal në epideminë vrastare 1968-1972?!

Statistikat thonë se në ato vite humbën jetën nga 750 000 deri në 1 milionë njerëz në të gjithë botën. Gjithsesi, nga ai që u quajti gripi pandemic i1968-ës, apo gripi iHong Kongut, nuk pati ndërprerje të kampionateve të futbollit, dhe as të sporteve të tjerë. Ndonëse epidemia nisi që në korrik 1968 dhe arriti Amerikën në shtator, futbolli vazhdoi. Në Angli, Lidsi u shpall kampion në 1968-1969, në Spanjë fitoi Reali, në Itali ishte radha e Fiorentinës, në Gjermani u shfaq Bajerni, ndërsa në Shqipëri ishte koha e dominimit të 17 Nëntorit (në foto në Kupën e Kampionëve ndaj Standardit të Liezhit).

Edhe në Hong Kong, burimin e epidemisë, kampionati vazhdoi, ndërsa në Kinë nuk u zhvillua, por jo nga frika e virusit, veçse nga Revolucioni Kulturor që e ndërpreu ligën kineze të futbollit për shumë vjet. Çfarë ndodhi që, megjithë 1 milionë vdekjet në planet, u luajt normalisht, ndërsa sot me koronavirusin është ndalur gjithçka edhe pse kanë vdekur vetëm diçka më shumë se 10 000? Me gjasë, mediat nuk ishin kaq të përhapura në atë kohë, pra paniku nuk ekzistonte, nuk kishte televizione me lajme 24 orë, 7 ditë në javë, as lajme në internet. Po ashtu, besohet se përqindja e vdekshmërisë ishte relativisht e ulët, vetëm 0.5 për qind, ndërsa mesa duket nga gripi u sëmurën nga 150 deri në 200 milionë njerëz.

Sfidanti.al