Hamilton mban premtimin, por kjo mund t’i kushtojë titullin!

Përpara se të niste gara, ai ishte vetëm 1 pikë pas kryesuesit të Botërorit. Shprest e Ljuis Hamiltonit për të fituar titullin e katërt botëror në Formula 1 ishin krejtësisht të forta, pasi Sebastian Fetelin mund ta kapërcente në Hungari. Gjithsesi, kapriçiot e fatit, ato që e kishin larguar dhe afruar me vendin e parë, ishin kundër tij në Budapest, duke nisur që nga provat zyrtare. i nisur nga vendi i katërt, anglezit iu dha ndihma nga shoku i tij tek Mercedesi, Valteri Botas, për t’u ngjitur i treti dhe për të luftuar të paktën për vendin e dytë me Raikonenin, ose edhe për vendin e parë me Fetelin, dyshen e Ferrarit.

“Nëse nuk ia dal, do të ta lëshoj përsëri vendin e tretë”, ishte premtimi i Hamiltonit për Botasin, dhe ai e mbajti fjalën. Pikërisht në metrat e fundit, finlandezi kaloi Ljuisin që kishte ngadalësuar ndjeshëm dhe u bë pjesë e podiumit. “Shpresoj që ky gjest sportiviteti të mos më kushtojë titullin në fund”, – ishin fjalët e anglezit pas garës, ndërsa Fetel kryeson tani me 14 pikë epërsi.

“Unë dua ta fitoj kampionatin në mënyrën e duhur, në mënyrën e drejtë, – u shpreh ai, – në Budapest, bëra atë që ishte e drejtë për t’u bërë. Do të luftoj deri në fund dhe shpresoj të fitoj, por tregova se jam njeri i fjalës dhe njeri i skuadrës”.

Sfidanti.al