Unë luaj për flamur dhe për Kombtaren, De Biazi për paratë. Thumbime të tjera..

De Biazi ( trajner i Kombëtares): “  Vetëm në Shqipëri mund të gjënden futbollistë të tillë që e quajnë tradhëti  të trajnerit kur ulen në stol edhe me meritë.”

Taulant Xhaka ( futbollist): “ De Biazi  nuk thotë të vërtetën dhe për këtë ka talent. Ndryshimi është se unë luaj për flamur dhe ai luan për paratë e tij..”

Alban Hoxha ( porjer i Partizanit): “ Kam pritur me respekt dhe me durim për të marrë një shpjegim pse nuk do të luaja unë, por Strakosha kundër Italisë, dhe trajneri  nuk erdhi kurrë..”

Gerti Haxhiu ( trajner i Korabit): “  Ka ndodhur edhe në kampionate të tjerë, dhe nuk jemi ne shpikësit, që ekipit e tjerë të na mbanin gjallë financiarisht që të luanim drejt ndaj çdo kundërshtari..”

Farruk Sejdini ( specialist futbolli): “ Starova ka shumë presion dhe kjo lexohet lehtë, kurse Daja është i privilegjuar sepse..filozofon në letër”

Genc Tomorri ( drejtor i Partizanit): “ E dini se cili e ka në dorë titullin? As Kukësi, as Skënderbeu, por vetë Partizani që bashkë me tifozët duhet të ketë shumë kujdes sepse kundërshtari nuk shfaqet vetëm në fushë…”

Edmond Gëzdari ( specialist futbolli): “ Nuk është më e vërtetë kur thuhet se Starova është dashnor i lojës në mbrojtje, sepse duket qartë se është bërë sulmues..”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *