Starova nxjerr  nokaut Dukën:  futbolli është biznesi yt. Thumbime të tjera..

Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “ Unë quhem dështak nga presidenti Duka sepse e them publikisht se sistemi i tij është i dështuar ngaqë futbolli është bërë biznes i tij”

Elton Kale ( futbollist i Kukësit): “ Ne e kishim përgatitur aq mirë ndeshjen me Skënderbeun, sa vetëm unë dhe Zoti e dija që do ta bëja unë golin në portën e tyre..”

Genc Tomori ( drejtor tek Partizani): “ Në Asamble kur përmënda trukimet të gjithë po më shikonin në sy sikur sapo isha shpallur armik i  Federatës..”

Mirel Josa ( trajner i Tiranës): “ Nuk më intereson se është Taku apo një tjetër që ka shënuar mëe shumë gola për Tiranën. Në fillim është disiplina, pastaj vijnë golat..”

Nesti Gjoka ( trajner i Kukësit): “ Më vjen mirë që Partizani nuk na merr dhe aë shumë seriozisht sepse në fund do ta kuptojë më mirë..”

Ylli Shameti ( mbrojtës i Kukësit): “ Na thonin shpesh me ironi se kemi presidentin Gjici të fortë ndaj jemi të parët, po pas ndeshjes në Korçë do t’ia marrim një kënge me kitarë..”

Bledi Shëkmbi ( ish-futbollist): “ Skënderbeu akoma nuk po e kupton se nuk mjafton vetëm një gol për të fituar ndeshjet, ndaj edhe i duket çudi kur pëson pastaj”

Artan Sakaj (ish-futbollist i Flamurtarit): “ Çfarë u bë me Kasanon, përse nuk e sollën në Vlorë sepse ai do t’i zgjidhte gjithë hallet e Idrizit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *