- Përse presidenti Duka e ka quajtur dështak trajnerin e Partizanit Starova fill pas polemikës së tij pa dorashka?
- Sepse po të kishte kujtesë të shëndetshme shefi i futbollit, Starovës do t’i jepte edhe një trofe tjetër se e ka ndihmuar Dukën të ulet në fronin ku sundon prej vitesh..
- Përse veterani Hallaçi i Kukësit ka thënë me lezet batutën se iku Berisha nga Korça dhe u shfaq ky tjetri..Liridon Latifi?
- Sepse janë aq shumë të shpejtë në lojë, edhe me topin, sa kundërshtarët thonë se matesh për t’i rënë topit dhe godet këmbën ..!
- Përse Partizani i presidentit Demi është mallkuar në mjediset e Federatës që preku në mbledhjen e futbollit temën tabu të ..trukimeve?
- Sepse sa herë që “demat” flasin për trukimet, përgjigja nga shefi i futbollit është unikale : “ po ju, kujtoni se jeni të pastër”
- Përse Kukësi ka barazuar mu në fund të ndeshjes në Korçë, sapo ishte hapur një parrullë pa etikë “ Faleminderit që pritët që t’iu zhvirgjërojmë ne”?
- Sepse kjo parrullë e bë aq provokuese për ekipin verior sa si përgjigje nuk gjetën fjalë, por gjetën portën e Shehit…
- Përse kanë filluar klubet të bëjnë kërkesa në FSHF duke kërkuar më shumë arbitrat maltezë sesa tanët?
- Sepse maltezët që kanë ardhur që të na shpëtojnë nga e keqja, akoma nuk e kanë mësuar kursin e këmbimit në kampionat..