Sondazhi i Arsen Hoxhës me arbitrat dhe thumbime të tjera të javës!

Pero Pejiç ( sulmues i Kukësit): “ Ky është një titull i merituar kur kujton se edhe në vitet e tjera kampionet gjithnjë janë kontestuar”

Ardian Takaj ( president i Skënderbeut): “   Ato që pashë në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu nuk i kam imagjinuar twrw kwto vite. Me erdhi turp qw jam pjese e kwtij futbolli”

Elis Bakaj ( sulmues i Vllaznisë): “  Nuk më bëjnë këmbët që të luajë kundër Tiranës kur e di që do të

paragjykohesha nga të dy ekipet. Nuk do ta shoh fare ndeshjen…”

Sfidanti.al : “ Elis Bakaj dhe Gilman Lika  më parë se të braktsinin  ndeshjen jetike për klubet e tyre, duhet të kishin refuzuar ndeshjet  teater që kanë aktruar keqazi  klubet e tyre në këtë sezon..”

Arsen Hoxha ( ish-disenjatori i arbitrave): “ kam bërë një sondazh me arbitrat kur isha në krye të tyre dhe më rezultoi se 100% e tyre  më pranuan se ekkzistonte fenomeni i marrjes së parave nga klubet”

Artan Sakaj ( ish-futbollist i Flamurtarit): “ E dini çfarë marifeti ndodhi në finalen Kukësi-Skënderbeu? Skënderbeu i huazoi  arbitrin Enea Jorgji ekipit të Kukësit që të shpallej kampion..”

Mladen Milinkoviç ( trajner i Luftetarit): “ E kisha nën kontroll ekipin dhe po punonim me ndershmëri në fillim të kampionatit, por nuk e dija se u kisha prishur punë të tjerëve..”

Neptun Bajko ( ish-trajner i Kombëtares): “   Kur Tirana dhe Vlaznia bënin aleanca në dëm të futbollit të ndershëm, qanin tifozët dhe ata dukeshin të lumtur. Siç vajtën punët..po qajnë edhe vetë..”

sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *