Një përqafim i ngrohtë, i mbushur me nostalgji dhe respekt të ndërsjellë, ndodhi në prapaskenat e ndeshjes Shqipëri–Serbi, të luajtur në “Arenën Kombëtare”. Trajneri shqiptar, Mirel Josa, dhe ndihmëstrajneri i Serbisë, Goran Cumic, u takuan pas më shumë se 30 vitesh, në një ribashkim që kapërceu kufijtë e rivaliteteve kombëtare dhe u mbështoll me ndjenja
