Të gjithë mundohen e sfiliten me raketë , kurse Federeri 20-0!

Tenisti zviceran, Rozhe Fderer, tregoi, edhe një herë tjertër, se ai ndodhet në një formë të shkëlyer, pavarësisht së është 37 vjeç. Ai u kualifikua me lehtësi në çerekfinale të turneut në Indian Uells, pasi mundi 2-0 (7-5,6-4) francezin Zheremi Shardi. Duket se Federeri, pavarësisht nga mosha e tij, po përjeton një rini të dytë në tenis dhe dëshmi bindëse është fakti se ai është unik dhe i vetmi, duke lidhur bashkë 20 fitore të njëpasnjëshme.

Në çerekfinale, Federeri do të ketë përballë koreanin jo fort të kollajshëm, Heon Çung, të cilin, në fakt, ai e ka mundur në gjysmëfinale te turneut Australia Open.

Veç Federerit, në çerekfinale, kaluan edhe Huan Martin del Porto që mundi 2-1 argjentinasin Majer, si edhe Sem Kueri dhe Milosh Raoniç që e fitoi ndeshjen ndaj Bagdatisit të Qipros.

sfidanti.al