Tajger Uds, gjithnjë e më legjendar, 82 fitore në turnetë PGA, barazohet rekordi

Tajger Uds shkruan një tjetër faqe të historisë se golfit teksa fitoi Zozo Championship në Japoni duke barazuar rekordin e fitoreve në PGA, 82 që mbahej nga Sem Snid që nga viti 1965. Ky vit ka qenë shumë pozitiv për Tajger Uds, me 43 vjecarin që fitoi Mastersin, ndërkohë që vitin e kaluar në Tur Championships I dha fund serisë së 1876 ditëve pa fitore. Dy muaj më vonë iu nënshtrua ndërhyrjes së pestë kirurgjikale në gjurin e majtë

Në Japoni Uds nisi sezonin e tij të 23 ndërsa Zozo Championships ishte gara e tij e 359.  Por jo vetëm kaq, me këtë fitore, Tajger Uds ngjitet edhe në klasifikimin botëror nga vendi I 10 në të 6

Ishte vetë Sam snid ai që kurorëzoi Tajger Uds për fitoren, me golfistin amerikan që nuk e fshehu aspak gëzimin e tij.

‘Jam I nderuar-ishin fjalët e Uds pas përfundimit të evenimentit-sepse kalova moment të vështirë duke qëndruar jashtë fushave të lojës për disa kohë. Nuk ishte e lehtë, por tani mund të them se jam krenar që arrita Snidin. Falenderoj prindërit e mi dhe të gjithë ata persona që mundësuan që e gjithë kjo të realizohej’.

Sfidanti.al