Si ikën 29 vite?  Atë ditë  Drazhen Petroviçi shënoi 62 pikë në finale!

Më 15 mars, u mbushën plot 29 vite, qëkur kolosi i basketbollit evropian, kroati Drazhen Petroviç luajti, ndoshta, ndeshjen e tij të jetës në karierën e vet. Në atë kohë, ai luante me Realin e Madridit, të cilin ai e udhëhoqi drejt fitores 117-113, mbas shtesës, në finalen e Kupës së Kupave kundër Snajdero Kasertës.

Drazheni e fitoi duelin direkt me Oskar Shmitin dhe, para 12 000 shikuesve në Pire, shënoi 62 pikë të pabesueshme, kurse kundërshtari i tij nga ana tjetër e mbylli ndeshjen me 44 pikë. Në të nëntë ndeshjet e Kupës, Petroviçi shënoi, mesatarisht, 31,2 pikë për ndeshje. Legjenda kroate dhe evropiane e basketbollit humbi jetën më 7 qershor 1993 në një aksident automobilistik në Gjermani dhe, këtë vit, do të bëhen 25 vite që nga vdekja e tij.

Sfidanti.al