Sharapova u dërgon një mesazh të qartë kolegeve të veta

Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka qenë, kohët e fundit, në shenjëstër të kritikave të kolegeve të saj lidhur me skandalin e përdorimit nga ajo të substancave stimuluese të ndaluara. Maria, qysh vitin e kaluar, nuk lejohet që të marrë pjesë në turnetë e tenisit, qëkur u zbulua se ajo kishte përdorur preparatin meldonium, të ndaluar që në fillim të vitit të kaluar. Sidoqoftë, ajo tani ndodhet pranë përfundimit të pezullimit të saj, por tenistet e tjera thonë se dënimi i saj ishte i butë.

Sharapova, në përgjigje të këtyre kritikave, u dërgoi, ditët e fundit, kolegeve të saj një mesazh të qartë, në të cilin ajo vë në dukje: “Ato janë kolege të mia, nuk kanë se përse të më kritikojnë, vazhdimisht, mua. Dënimin unë e kryeva dhe nuk shoh ndonjë arsye që të vazhdoj të jem e dënuar. Edhe në të kaluarën, mua më kanë sulmuar. Por, tani, qëndrimi i tyre më duket i padrejtë”, thekson Sharapova në mesazhin e saj.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *