Rozher Federeri inauguron akademinë e tenisit të Rafael Nadalit

Tenisisti spanjoll, Rafael Nadal, hapi, në Majorka, akademinë e vet të tenisit dhe, në ceremoninë e inaugurimit, ai ftoi tenisistin më të mirë të të gjitha kohërave, Rozher Federer. Midis të qeshurave dhe hareve që mbizotërojnë në raste të tilla, në një ambient mjaft miqësor, Federeri, midis të tjerave, vuri në dukje se, nëse fëmijtë e tij do të duan që të mësojnë të luajnë tenis, ai do t’i sjellë ata, pikërisht, patjetër, në këtë akademi.

“Nëse ata do të duan që të mësojnë të luajnë tenis, unë, pa asnjë dilemë, do t’i sjell ata në akademinë e Nadalit”, deklaroi Federeri, të cilit Nadali i dhuroi një poster special me fotografi, ku tregoheshin momente të përbashkët të karrierës sportive të të dy këtyre tenisistëve të njohur në botë.

Po ashtu, Nadali e falënderoi Federerin që ky i fundit kishte pranuar që të merrte pjesë, si i ftuar special, në ceremoninë e inaugurimit të akademisë së tij të tenisit.  “I dashur Rozher, të shpreh mirënjohjen time të madhe, ty, për mbështetjen që më dhe gjatë ceremonisë zyrtare të inaugurimit të kësaj akademie tenisi. Sot, është një ditë e veçantë për mua, familjen time dhe për ekipin tim. Ti, nuk mund të imagjinosh sesa e ndjej unë veten të nderuar që erdhe dhe more pjesë në këtë ceremoni, duke i dhënë asaj rëndësinë më të madhe”, vuri në dukje, midis të tjerave, Nadali, duke marrë fjalën në ceremoninë e lartpërmendur të inaugurimit.