Pilotët e Formula 1 si fantazmat, frymëzohen nga Xhejms Bond!

Në Meksikë, nga 31 tetori deri në 2 nëntor, përkujtohet Dita e të Vdekurve. Kjo traditë u bë e famshme në të gjithë botën pas filmit “Spektër” të “agjentit 007”, Xhejms Bondit. Kanë përfituar nga rasti edhe dy pilotë të njohur të Formula 1, Maks Verstapen dhe Daniel Riçardo. Dyshja e Red Bullit u fotografua me maskat e të vdekurve në fytyrë, madje kishin bërë edhe ngjyrosje

Holandezi 19-vjeçar dhe australiani, që ka mbushur 27, nuk është se kanë bërë ndonjë sakrilegj. Vetë meksikanët, prej kohësh nuk e lidhin Ditë e të Vdekurve me raste fatkeqësish, por e kanë kthyer në një lloj feste, siç mund të jetë “Nata e Fantazmave”.

B. Kuka