‘Pensionisti’ Roben i dedikohet notit; do marrë pjesë në Swim Challenge Groningen

Arjen Robben i dha fund karrierës së tij si futbollist, por nuk ka hequr dorë përfundimisht nga sporti. Në fakt holandezi ka vendosur t’i dedikohet disiplinave të tjera sportive sic është noti me 35 vjecarin që do të marrë pjesë në Swim Challenge Groningen.

Është një eveniment që do te mbahet në 31 gusht dhe që organizohet për motive bamirësie do të marrin pjesë 170 sportistë. Synimi është që të mblidhen sa më shumë të ardhura që do të shkojnë në favor të kërkimeve për kurimin e kancerit. Arjen Robben që prej vitesh është ambasadori i këtij evenimenti, padyshim që është regjistruar mes pjesëmarrësve edhe pse do të jetë vetëm për 8 km e fundit

‘E ndjek prej kohësh Swim Challenge dhe tani jam shumë i kënaqur që më në fund do të jem pjesë e kompeticionit-tha Robben-nuk është e lehtë të notosh për 8 km nëse nuk je mësuar ta bësh këtë, është një sfidë e bukur’.

sfidanti.al