Një justifikim i paparë: Dopingun ia transmetoi e dashura me anë të puthjes!

Atleti amerikan, Xhill Roberts, u çlirua nga akuzat për përdorim dopingu, pasi, katër muaj më parë, në organizmin e tij u gjet substanca e ndaluar, probenecid. Gjyqi zgjati deri më 20 qershor, por i gjithë rasti u bë i ditur në publik nga Agjencia amerikane e Anti-Dopingut vetëm ditët e fundit. Vendimi që mori juria, ishte, me të vërtetë, i pabesueshëm! Xhill Roberts nuk ka përdorur mjete të ndaluar, por se substancën e ndaluar atij ia kishte transmetuar e dashura e tij përmes puthjes, pasi disa javë më parë ajo kishte përdorur ilaçe kundër infeksionit të sinuseve që përmbanin probenecid!

Si pjesëtar i ekipit amerikan që mori pjesë në stafetën 4×400 m, Robertsi fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e fundit të Rios. Mbas testit të dopingut, ky atlet u pezullua përkohësisht, por, sidoqoftë, ai u lejua që të konkurronte në kampionatin kombëtar të atletikës të SHBA-s, konkretisht në garën 400 m, në të cilën ai arriti normën e pjesëmarrjes në kampionatin botëror të atletikës që do të zhvillohet në gusht në Londër.

Sfidanti.al