NBA, rikthim jo i lumtur i Kërrit në parket, Golden Stejt humbet ndaj Detroit

Stiven Kërri nuk mundi t’i gëzohej rikthimit të tij në parket pas dëmtimit të pësuar në kavilje. Golden Stejt humbi ndaj Detroit 111-102 dhe basketbollisti nuk mundi dot ta ndihmojë skuadrën e tij të evitonte këtë disfatë edhe pse ndeshjen e mbylli me 27 pikë në 36 minuta lojë. Liderët i Pistons në këtë ndeshje u bënë Grifin me 26 pikë dhe Dramond me 16 pikë e 19 topa në tabelë.

Toronto vazhdon marshimin e saj në këtë edicion të kampionatit amerikan të basketbollit. Skuadra e Raptors fitoi ndaj klivlend 106-95 dhe konfirmon vendin e parë në Konferencën e Lindjes me 20 fitore dhe 4 humbje, ndërkohë që në kahun e kundërt është skuadra e kavaliers që është e pozicionuar e fundit me 4 fitore dhe 18 humbje

Bostoni arriti një sukses të rëndësishëm  ndaj Minesotës të cilën e mundi 118-109 duke kërkuar që të bëhet një skuadër sa më konstante në lojën e saj. Më i miri për Seltiks ishte Hejuard që iu afrua një ‘triple-double’ me 30 pikë, 9 topa në tabelë e 8 assist. po kështu mjaft mirë u paraqitën edhe Tatum me 19 pikë, Irving me 21 dhe Horford me 15. te Minesota u dallua në mënyrë të vecantë Roz që e nisi sfidën nga stoli e megjithatë arriti të shënoijë 26 pikë.

sfidanti.al