Naomi Osaka, “mbretëresha e re e shkretëtirës” ka lindur  20 vite më parë !

Naomi Osaka fitoi trofeun e turneut të mjeshtrave që u zhvillua në Indian Uells, duke mundur në finalen e madhe tenisten ruse, Daria Kasatkina. Kjo teniste japoneze arriti të fitojë titullin e saj të parë ËTA, ndërkohë që duhet të theksohet se ajo nuk u mundua shumë, madje, mund të thuhet se fitoi me lehtësi 2-0 (6-3,6-2).

Duke qenë vetëm 20 vjeçe, Osaka bëhet kampionia më re në Indian Uells, mbas Ana Ivanoviçiit në vitin 2008. Duhet të theksohet se kjo është finalja e parë e femrave, ku të dyja tenistet janë nën 21 vjeçe që nga viti 2001, kur, atëkohë, u ndeshën Serena Uiliams, 20 vjeçe, dhe Kim Klajsters, 18 vjeçe.

Sfidanti.al