Superkompjuteri eleminon M.Sitin nga çerekfinalet e Champions-it

Javën e kaluar, në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Champions-it. Në qendër të vëmendjes do të jenë dy ndeshje, “beteja” mes dy ekipeve të Premier Ligës, Liverpulit dhe Mançester Sitit, dhe dy rivalëve të vjetër, Juventusit dhe Realit të Madridit. Në të dyja ndeshjet e tjera, përballë do të jenë Barcelona e Roma dhe Bajerni i Mynihut e Sevilja. Rezultatet e këtyre katër ndeshjeve, pikërisht, ka parashikuar superkompjuteri i programit sportiv britanik “Talksport”:

Liverpul–Mançester Siti 3-1 dhe 1-2 –kualifikohet Liverpuli (4-3)

Sevilja–Bajern Mynih 1-2 dhe 2-0 – kualifikohet Bajerni (4-1)

Juventus-Real – 1-1 dhe 1-0 – kualifikohet më tej Reali (2-1)

Barcelona–Roma 3-0 dhe 1-1–kualifikohet më tej Barcelona (4-1)

Sfidanti.al