Mund ta kesh emrin Tajson, por nuk je si “Majku i Hekurt”!

 

Kampioni i tanishëm i botës, i mbiquajtur “Mbreti i egjiptianëve” (Gypsy King) mund të jetë një talent i madh i boksit, por gjithsesi as ai nuk e fsheh dot krizën e popullaritetit në të cilën ndodhen peshat e rënda profesioniste. Tajson Fjuri nuk ka asnjë humbje, ka 30 fitore e një barazim, është lavdëruar në mbarë botën, veçse ndeshja e tij për titull ndaj Diontej Uajlderit (Deontay Wilder) u la pas nga shikueshmëria e ndeshjes për spektakël, mes Majk Tajsonit dhe Roi Xhonsit.

Të dhënat zyrtare flasin për 1.2 milionë njerëz që paguan për të parë duelin e “Majkut të Hekurt”, ndonëse ky i fundit është 54 vjeç, ndërsa Tajson Fjuri është 32. “Deili Meil” shkruan se shifra 1.2 milionë është dy herë më e madhe sesa ajo për ndeshjen Fjuri-Uajlder, ndaj edhe dueli i fundit është më i shikuari me pagesë në vitin 2020.

Sfidanti.al