MotoGP, Maverick Vinales shkëlqen sërish; pole position në Çmimin e Madh të Italisë

Maverick Vinales shkëlqen në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Yamahës siguroi pole positionin e tij të tretë sezonal teksa e përshkoi pistën e Mugellos me kohën 1 minutë 46 sekonda e 575 të mijtat për të hedhur ndoshta bazat për një sukses tjetër në Kateoprinë Mbretëreshë të këtij kampionati. Pas tij në vendin  edytë u rendit piloti tjetër i Yamahës, Valentino Rossi me 269 të mijtat më shumë se Vinales, ndërkohë që  vijën e parë të nisjes së garës e plotësoi Andrea Dovizioso me Ducati. Në vijën e dytë, ata që shënuan emrin e tyre ishin Michele Pirro i renditur në vendin e katërt i ndjekur nga dy pilotët e Hondës zyrtare, Dani Pedrosa dhe Marc Marquez. Piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Italisë.

sfidanti.al