MotoGP, Ducati zgjedh Bagnaia për të zëvendësuar Dovizioson

Do të jetë Francesco Bagnaia ai që do të zëvendësoje Andrea Dovizioson te skuadra zyrtare e Ducatit sezonin e ardhshëm në Botërorin e MotoGP. Ai që e konfirmoi lajmin ishte Drejtori Sportiv i skuderisë italiane, Paolo Ciabatti pas vendit të dytë që piloti piemontez arriti në garën e Misanos.

‘Bagnaia ka bërë një hap në drejtimin e duhur, drejt Ducatit zyrtar. Ai e tregoi në garën e dytë në Jerez se ishte në gjendje që të drejtonte Ducatin në mënyrë vërtet efikase, por për fat të keq vendi i dytë iu sfumua për një problem në motor. Por në Misano mori atë që nuk mundi dot të bënte në Spanjë. Bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, zhvilloi një garë bindëse edhe pse nuk ishte në 100% të formës fizike-tha Ciabatti

Në këtë mënyrë, Bagnaia do të jetë shok skuadre me Jack Miller me të cilin ndajnë edhe bokset aktuale të skuadrës Pramac. Italiani mundi në këtë aspekt konkurencën e Johann Zarco dhe zyrtarizimi i kalimit të tij te Ducati zyrtart pritet të bëhet para ose pas garës së Barcelonës e programuar për t’u zhvuilluar në 27 shtator.

Sfidanti.al