Futbolli i së ardhmes sipas Infantinos; playoff kundër mërzisë

Pas vitit 2022 bota e futbollit mund të pësojë një revolucion; ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga e përditshmja italiane ‘La Repubblica’ sipas së cilës, FIFA  po mendon të bëjë akoma më spektakolar sistemin futbollistik. Ideja që ka gjetur edhe mbështetjen e presidentit të këtij institucioni, Gianni Infantino është ajo e përfshirjes së një faze të playoffit në kampionatet më të rëndësishëm në botë.  Ideja parashikon zhvillimin e më pak ndeshjev të cilat nuk do të jenë me sistemin vajtje ardhje dhe më pas do të jenë ato me eliminim direkt  dhe e gjithë kjo për të mposhtur mërzinë dhe për të tërhequr publikun.

Objektivi është  që kampionatet të bëhen më të paparashikueshëm, për të afruar më shumë njerëz e si rrjedhojë edhe sponsorë dhe kjo vlen edhe për televizionet. Pas botërorit të 2022 mund të bëhet një revolucion i vërtetë edhe te kalendaret teksa flitet për periudha kohe të rezervuara për cdo kompeticion. 5 muaj për kampionatet, një muaj për pushimet e futbollistëve, një muaj e gjysmë për Botërorët dhe Evropianët, pjesa tjetër për playoffin e Kupat evropiane dhe 1 muaj e gjysmë për ndeshjet e kombëtareve

Sfidanti.al