Mekgregor e Mioçiç rekordmenë, por “mbret” i UFC-së është një tjetër

Stipe Mioçiç vendosi një rekord të ri në kampionatin botëror të arteve të përziera marciale, UFC, dhe duke qenë një nga emrat më të njohur së bashku me Konor Mekgregorin. Amerikani me origjinë kroate e mbrojti për herë të tretë titullin e tij kampion të botës në peshat e rënda, diçka që nuk kishte ndodhur më parë, pasi mundi me pikë francezin e fortë Nganu (55-40).

Mekgregor, nga ana e tij, është kampion i peshave gjysmë të mesme (deri 71 kg), por edhe irlandezi, edhe amerikani, vlerësohen më pak të fortë se një tjetër mjeshtër i MMA-së. Në renditjen e UFC-së “kile për kile”, numri 1 cilësohet Demetrius Xhonson, kampion i kategorisë më të lehtë të peshës (Flyëeight). Amerikani nga Medisonvili i Kentakit mbiquhet “Miu Magjik”, është 31 vjeçar, dhe ka 27 fitore, 1 barazim e 2 humbje. Ai garon në peshën deri 56 kg dhe ka rekordin e kësaj peshe duke e mbrojtur titullin plot 11 herë.

Sfidanti.al