Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike, sportistët pa himn dhe flamur

Italia është shumë pranë një përjashtimi të bujshëm nga Lojërat Olimpike; ky është vendimi që pritet të marrë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pasditen e së mërkurës. Nëse  në 24 orë nuk do të dekretohet ligji për cështjen e autonomisë së CONI, sporti italian do të bëjë një figurë të shëmtuar në nivel botëror.

Kjo do të thotë se sportistë të kalibrit si Federica Pellegrini apo Gregorio Paltrinieri do të mund të garojnë vetëm si sportistë të pavarur pa himnin dhe pa flamurin italian ashtu sic i ndodhi Bjellorusisë së Lukashenkos dhe Rusisë së skandalit të dopingut

Është ky një moment delikat që mund të prekë edhe Lojërat Olimpike Dimërore të 2026 që do të zhvillohen në Milano-Cortina, pasi rrezikohet të anulohen financimet e IOC në drejtim të Italisë. Është kjo një situatë që vetëm qeveria Conte mund ta zgjidhë në ekstremis sepse në Lozanë është gjithcka gati për të ratifikuar përjashtimin e Italisë nga Lojërat Olimpike të Londrës. Një cështje politike e pa precedent kjo, duke qenë se dekreti për dhënien e autonomisë CONI-t është gati, por ende nuk është miratuar.

Sfidanti.al