Hamilton iu përgjigjet kritikëve: Fitoj falë Mercedes? Meritoj respekt

Lewis Hamilton është një person i qetë, një person të cilit nuk i pëlqejnë polemikar, por kur sulmohet, britaniku është në gjendje që të mbrohet dhe kjo jo vetëm në pistë. Kështu, atyre që mendojnë se ai fiton falë superioritetit të Mercedes, sic ishte Max Verstappen, Hamilton u përgjigj me force.

‘Meritoj respekt, do të doja të zhvilloheshin gara më të komplikuara si ajo e Turqisë, në shumë raste do të isha në gjendje të tregoja se për cfarë isha i aftë-tha Hamilton për të përditshmen spanjolle Marca.

Termi i krahasimit është se Valtteri Bottas me të cilin është shok skuadre mbetet thuajse gjithnjë prapa tij.

‘Është edhe një pilot tjetër i shkëlqyer që drejton të një njëjtën makinë si unë dhe nuk arrin sukseset e mia-vijoi Hamilton-dëgjoj komente interesante nga pilotë të mëdhenj sidomos të atyre të së kaluarës. Sigurisht që një skuadër dhe makinë e mirë janë të nevojshme, asnjë nuk e ka fituar Botërorin në mënyra të tjera’.

Sfidanti.al