Formula 1, zyrtarizohen 8 garat e para të Botërorit 2020

Formula 1 zyrtarizon 8 garat e para të kalendarit të revolucionarizuar nga pandemia coronavirus. Botërori I vitit 2020 do të nisë në Austri me 2 gara të njëpasnjëshme në 5 dhe 12 korrik, më pas kampionati do të zhvendoset në Hungari në 19 korrik përpara dy garave në pistën e Silverstone në muajin gusht. Më pas do të zhvillohen Cmimi i Madh i Spanjës në 16 gusht, gara e Belgjikës në 30 gusht dhe Cmimi i Madh i Italisë në Monza në 6 shtator

Formula 1 sigurisht që do të zhvillojë garat duke respektuar masat e sigurisë shëndetësore dhe personeli duhet të ndjekë 5 rregulla; 1) pilotët dhe anëtarët e skuderive do t’u nënshtrohen të gjithë testeve periodike; 2) Garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura; 3) do të ketë reduktim të personelit të Formula 1; 4)  do të ketë udhëtime të izoluara; dmth skuadrat do të mund të përdorin fluturimet charter dhe mjete private për cdo spostim 5) Distancimi social  që  do të shkaktojë ndryshime edhe në ceremonitë para dhe pas garave

Kalendari i Garave të Formula 1

5 korrik Austri

12 korrik Austri

19 korrik Hungari

2 gusht Britani

9 gusht Silverstone

16 gusht Spanjë

30 gusht Belgjikë

6 shtator Itali