Kun Aguero, një ditëlindje në shenjën e pasigurisë

Ditëlindja e këtij viti ishte pak e vecantë për Sergio Agueron. Argjentiansi festoi këtë të martë 32 vjetorin e lindjes, por e ardhmja e tij te Manchester City është akoma në dyshim. Nëse do të konfirmohet skualifikimi i Citizens nga kompeticionet evropiane për 2 sezonet e ardhshme, Aguero mund të marrë në seriozisht largimin nga Anglia në fund të këtij sezoni të turbulluar, ndërkohë që edhe kontrata me klubin anglez i skadon në verën e vitit 2021.

Përpara një muaji Kun Aguero në një intervistë të tij la të nënkuptohej se mund të linte Premier League duke ‘i shkelur syrin’ Ligës Spanjolle që për të do të ishte një rikthim me argjentinasin që ka veshur fanelën e Atletico Madrid në periudhën 2006-2011 duke shënuar 100 gola në 230 ndeshje përpara se të fluturonte në Angli për të veshur fanelën e Manchester City, klub me të cilin ka fituar 13 tituj nga të cilët 4 tituj të Premier Leagues dhe 5 Kupa të Ligës.

Rendimenti i tij ka qenë githnjë i jashtëzakonshëm. Me fanelën e Citizens Aguero ka shënuar 254 gola në 368 ndeshje zyrtare dhe në këtë sezon ka 23 gola në 30 ndeshje.por paraqitjet e tij personale nuk kanë qenë plotësisht në një linjë me rezultatet e skuadrës së Pep Guardiolës. Manchester City është favorit për të kaluar në cerekfinale të Ligës së Kampioneve pas fitores 2-1 në Madrid ndaj Realit, ka fituar Community Shield dhe Kupën e Ligës Angleze. Por në kampionat nuk ka qenë asnjëherë në gare dhe diferenca me Liverpoolin e pandalshëm është 25 pikë. Por c’është më e keqja në mesin e muajit shkurt UEFA e dënoi me përjashtim nga kompeticionet Evropiane për 2 sezone për shkak të mosrespektimit të rregullave të Fair Play. Nëse ky vendim do të konfirmohet nga CAS atëherë për Citizens do të jetë e vështirë që të mbajë në radhët e tyre një kampion si Aguero.

Sfidanti.al