Filmi për  “mbretërit” Borg-Mekinro do të hapë festivalin e Torontos

Filmi që tregon për një nga rivalitetet më të fortë në historinë e tenisit botëror, mes amerikanit Xhon Mekinroi dhe suedezit Bjorn Borg, do të hapë festivalin ndërkombëtar të filmit që do të fillojë në Toronto, më 7 shtator. Aktori Shaja Lëbef luan rolin e Mekinroit, ndërsa aktori suedez Sverir Gudnason atë të Borgut, ndërkohë që regjisor është Janus Mec. Rivaliteti mes Mekinroit dhe Borgut zgjati disa vite, para “larjes së madhe të hesapeve”, më 1980.

Interesante është se, në këtë festival, do të marrë pjesë edhe një film tjetër për tenisin, “Beteja e gjinive”, ku luajnë aktorët Stiv Karel dhe Ema Stoun. Përmbajtja e këtij filimi sillet rreth ndeshjes legjendare mes tenistëve Billi Xhin King dhe Bobi Rigs, më 1973.

Sfidanti.al