Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Anhel Maria Vilar, ka ditë që dalë nga paraburgimi, pasi për të u paguan si kaucion 300 000 euro dhe për të birin e tij, Gorka, 150 000 euro. Sikurse dihet, Vilari dhe i biri i tij u arrestuan për korrupsion, javën e kaluar. Gjykatësi Santiago Pedras vendosi, se Vilari mund të mbrohet në liri, ndërkohë që e njëjta praktikë u ndoq edhe për të birin e tij.
Vilari “ presidenti i perjetshem” i Spanjes prej 3 dekadash në fron, dha, ditët e fundit, dorëheqjen si nënpresident i UEFA-s dhe i FIFA-s, ndërkohë që, përsa kohë që do të vazhdojë gjyqi, në krye të Federatës spanjolle do të vendoset përkohësisht dikush tjetër.
Sfidanti.al