Ferrari, ktheje Fernando Alonson! Peticion i një tifozi në internet

Fernando Alonso të kthehet te Ferrari; kjo është dëshira e një tifozi të spanjollit që jeton në Gjermani  i cili ka vendosur të hyjë në veprim dhe të nisë mbledhjen e firmave për një peticion. Leonardo Toscano, kështu quhet nismëtari, iu drejtua portalit change.org për të nisur mbledhjen e këtyre firmave. Numri i tyre nuk është  shumë i madh për momentin, por ajo që të bën përshtypje është se ata që kanë firmosur janë nga disa vende të botës; Estonia,India, Libani, Australia, Britania dhe padyshim Spanja. ‘Duam të shohim Alonson të garojë sërish me një makinë kompetitive, sidomos Ferrarin pasi në periudhën 2010-2014 përjetuam shumë emocione, kombinimi ishte perfekt. Pak rëndësi ka se cilin do të ketë shok skuadre, Fernando do që të fitojë dhe nuk ka arsye pse të mos kthehet-lexohet në letrën e publikuar-Makina Ferrari aktuale është më e mirë se ajo që Alonsio drejtoi për herë të fundit kurse ai vetë nuk ka ndryshuar. Kështu që, Ferrari na kthe edhe njëherë ato emocione përpara se të jetë shumë vonë. Është mundësiae vetme për të fituar ndaj Mercedes e Red Bull si për pilotë ashtu dhe për konstruktorë’.

sfidanti.al