Fernando Alonso nuk e përjashton: Garimi në IndyCar, përse jo?

Pjesëmarrja në ‘Indianapolis 500’ është ngulitur aq thellë në mendjen e Fernando Alonsos sa spanjolli po mendon vërtet që të jetë garues i rregullt në këtë eveniment të paktën për një sezon. Vetë Alonso e pranoi këtë kur u pyet nëse e mendonte kthimin në IndyCar duke deklaruar thjesht: ‘E përse jo?’. Ky opsion duket se është real për spanjollin i cili ka deklaruar se do të qëndrojë në Formula 1 vetëm nëse do të ketë në dispozicion ndonjë makinë të mirë për të fituar titullin botëror, në rast të kundërt atëherë do të shohë alternativa të tjera për të vijuar karrierën dhe ‘Indianapolis 500’ është një prej tyre. Në fakt në Indy e duan Alonson, ndërsa Formula 1 do të duhet të tregojë se nuk dëshiron të humbasë një prej yjeve të saj.

sfidanti.al