Familja Mbretërore injoron Hamilton…përsëri

Jo vetëm tifozët, edhe Familja Mbretërore injoron Ljuis Hamilton pavarësish fitores së titullit të 6  botëror në Formula 1. Piloti britanik edhe këtë vit nuk është I përfshirë në Listën e Nderimeve të Vitit të ri të Mbretëreshës Elisabet, ndërkohë që do të nderohen Elton Xhon, Roxher Tejlor(bateristi I Queen), kineastët Sem Mendes dhe Stiv mekKuin, personalitete që janë ndër 1100 personat e përfshirë në këtë listë.

Hamilton, tashmë 34 vjecar u përfshi në këtë listë nderimi në 2008 kur fitoi titullin e tij të parë botëror në Formula 1 me Meklarenin, por që pas këtij viti ai nuk ka mundur të jetë më në Listën e Nderimeve të Vitit të Ri të Mbretëreshës. Nga  bota e Formula 1 ata që kanë mundur të jenë në këtë listë kanë qënë Xhenson  Baton, Xheki Stjuard, Stërling Mos dhe Xhek Brabham dhe të gjithë këta pas tërheqjes nga aktivitetet.

Nga ana tjetët, Najxhel Mansell mban titullin ‘Comendador’ edhe pse e ka fituar vetëm një herë titullin ne Formula 1. Ai që doli në mbrojtje të Hamilton në këtë pikë ishte Dejv Ricards, shefi I automobilizmit britanik që foli për portalin ‘crash.net’. ‘Nuk mund të mendoj asnjë tjetër më të denjë se Hamilton për të qenë në Listën e Nderimeve të Vitit të Ri-tha Ricards-Ljuis është më shumë fisnik sepse nuk vjen nga një ambient të privilegjuarish. Ai dhe babai I tij kanë punuar shumeë, kanë bërë sakrifica të mëdha dhe kjo bën që arritjet e tyre të jenë akoma më të jashtëzakonshme’.

Sfidanti.al