F1 në Silverstone, Hulkenberg zëvendëson Perez me Covid

Niko Hulkenberg merr vendin e Sergio Perez te Racing Point për garën e kësaj fundjave në Silverstone. Piloti meksikan rezultoi pozitiv në testin e kryer për coronavirus ne prag të provave të lira të së premtes dhe ia la vendin kolegut të tij gjerman i cili rezultoi negativ në testin e tij.

Hullkenberg që ka marrë pjesë në 177 gara, e përkufizoi si surreale ardhjen te skuadra e Racing Point. ‘Po shkoja në Nurbrunging për një tjetër projek dhe mora telefonatën-tregon Hulkenberg-në më pak se 24 orë organizuam gjithcka, është pak surreal, por edhe një mundësi e madhe. Situatë e vështirë për skuadrën e Checos me të cilin kam shumë miqësi dhe që i uroj shërim të shpejtë. Do të bëj më të mirën për skuadrën’

Ndërkaq, Sergio Perez nëpërmjet një videoje tregom për pozitivitetin e tij. ‘Është një prej ditëve më të trishtuar në karrierë-tha Perez-mendoj për të gjithë punën që u bë për këtë fundjavë, por kjo tregon sesa vulnerabël jemi. Kam vizituar nënën time që nuk ishte mirë dhe u ktheva në Evropë duke respektuar protokollin. Nuk kam simptoma dhe ishte një surprizë për mua, falenderoj të fgjithë kolegët, skuadrën, autoritete, është një moment i vështirë, do të kthehem më i fortë’.

Sfidanti.al