E bujshme ne F1; Sainz le Toro Rosson per te kaluar te Renault

Kjo fundjavë nuk rezervoi garë të Formula 1, por lajmet e bujshme nga ky kampionat nuk mungojnë. I fundit është ai që vjen nga shtëpia e Toro Rossos dhe bëhet fjalë për largimin e Carloz Sainz Jr. Piloti spanjoll do të jetë pjesë e Renault, kalim që do të bëhet që në këtë sezon duke nisur nga Çmimi i Madh i Malajzisë ku do të garojë në vend të Jolyon Palmer. Ndërkaq  Toro Rosso e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Sainz dhe bëhet fjalë për Pierre Gasly i cili është njoftuar për këtë lëvizje në ditët e kaluara. Gara e Singaporit do të jetë e fundit për Sainz me skuadrën satelit të Red Bull dhe më pas do të bëhet zyrtarisht pilot i Renault.

sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *