Agasi nuk duron dot, largohet nga stafi teknik i Novak Xhokovic

Pas Boris Beker, një tjetër emër i madh i tenisit botëror që braktis stafin teknik të Novak Xhokovic është Andre Agasi. Legjenda amerikane e këtij sporti e bëri të ditur lajmin në një intervistë për ESPN.

‘U përpoqa të ndihmoj Djokovic, por kishim shumë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin-tha Agassi-i uroj atij më të mirën për karrierën’.

Andre Agasi u bashkua me stafin e Xhokovic në vitin 2017 pas Turneut Masters të Romës me objektiv rritjen e rendimentit të ish numrit 1 të botës si dhe përshpejtimin e rikthimit të Xhokovic në fushat e lojës pas dëmtimit të pësuar. Por mesa duket mes Xhokovic dhe Agassit raportet nuk ishin ashtu sic priteshin dhe kjo për shkak edhe të ndryshimeve karakteriale mes tyre.  Xhokovic e pa veten të kufuiizuar përsa u përket pjesëmarrjeve në turnetë Grand Slam dhe evenimente të tjera për faktin se Agasit nuk i pëlqente shumë të largohej nga Las Vegasi. Në një situatë të tillë u mendua se zgjidhja e problemit isjhte ndarja e rrugëve mes Xhokovic dhe Agasit.

sfidanti.al