Përse theu “kasetën” kuqezi Berisha? Përse-të kuqezi në prag të Izraelit

 Përse portieri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, që nuk i ka pëlqyer disave, më shumë ka nxehur trajnerin De Biazi?

 

Sepse njeriu më e heshtur i Kombëtares,Etrit Berisha, nuk mund të mbajë gjuhën brënda kur dëgjon se ndeshja me Izraelin qënka finalja e vendet të tretë..

Përse thuhet se në stadiumin e Shkodrës nuk ka siguri dhe në stadiumin e Elbasanit..futbolli është më pak i kërcënuar?

Sepse edhe zyrtarët tanë janë të pazot për të bërë një deklaratë të ekuilibruar, ky një qytet si Shkodra të mos fyet nga tanët, se të huajt,  nuk vrasin fare për kësi punësh..

Përse trajneri i shkarkuar i përfaqësues së 19 vjeçarëve, Arjan Bellai ka thënë në intervistë se nuk e ka marrë me tapi stolin?

Sepse ka frikë të thotë se mënyra si e hoqën është një tradhëti profesionale, ku spikat arroganca dhe mosrespekti..

Përse mbrojtësi Mavraj ka deklaruar se nuk është e vërtetë që ne me Izraelin do të thyejmë kokën për vendin e tretë?

Sepse ka thënë një të bukur..kam lindur lider dhe nuk mund të gjejë ngushëllim tek vendi i tretë..

Përse në intervistat e futbollistëve të Kombëtares në ekran u shfaq edhe sulmuesi i rizbuluar nga Xhani, Edgar Çani?

Sepse është në stilin e italianit që luan blofin e parë në TV  dhe pastaj e thekson më shumë në fushë