Sfilon i sigurt dhe me grintë. Këtë herë nuk flitet për një djalosh 20 vjeçar, nga ata që popullojnë,zakonisht, pasarelat e modës. Vang Deshun është 80 vjeç dhe kur sfilon duket sikur është në shtëpinë e tij. Me flokë të bardhë, me një fizik tonik dhe muskuloz, shfaqja e tij në javën e modës në Kinë, ka pushtuar të gjithë adhuruesit, duke u pagëzuar “ gjyshi më seksi në botë”.
Për të mbajtur formën stërvitet çdo ditë dhe nuk kujdeset vetëm në apsektin estetik, për Vangun është shumë e rëndësishme edhe gjëndja mendore. Truri, sipas 8o vjeçarit, është i vetmi që komandon në këtë udhëtim të pazakonshëm të tij. Tre orë në ditë stërvitet dhe ushtron një dietë të ekuilibruar për të ruajtur rininë e përjetshme.