S’kemi frikë, ne në gojë të ujkut hedhim vallen 1,X dhe 2…

Seç po vijne ca lajme jo fort te mira futbollistike, lajme me burgje dhe shkarkime presidentesh,syrgjynosje bosash dhe zbardhje manipulimesh zgjedhore.

Komshinjte tane jane prekur nga epidemia. Te prekurit e pare ishin ata pertej Adriatikut, me pas në rradhe alfabetike komshinjte veriore dhe se fundi ata me ne jug. Vetem ky futbolli yne i rezistoi tundimit sharlatan, vetem tabloja e futbollit tone grotesk qe bredh me thika dhe skedina neper duar, eshte toka e premtuar pa mekate.

Këtu… s’ka tradheti burra!

Keshtu u fol kur ” gojet e liga” tentuan te neperkembnin moralin e “vashes se futbollit”, kur nga zyrat e thashethemexhinjve dashakeqë mberriten dosjet tumbllaz me habere ” fake news”.

Shoke duhet te mbajme lart moralin, po jetojme ne kohen e dekadences, futbolli i helmuar europian duhet mbajtur larg, nuk duhet te preke kurresesi te rinjte dhe babaxhanet tane!

Duhet ngritur vigjelenca, sepse armiku vepron ne rruge te padukshme, rruge pa krye pa tabela dhe radare.

Ç’jane keto qamete qe po na degjojne veshet, te gjitha do i besonim, por deri ketu!

Edhe kroatet e paskan patur doren e gjate, edhe kroatet e vulosen me turp karriken? E shihni se ç’behet? Ju merreni me çikerrima, ju ka ngelur sahati tek hotel “Adriatiku”.

Gojet e liga t’i marrin te keqen dites gri dhe lojes me kuti kartoni të dates 7 të muajit te shkuar. Ruhuni nga uragani kroat!

Te gjitha do i besonim, por te burgoseshin ca greke te mire qe i dhane shpirtin futbollit, per ca ndeshje te luajtura me marifet, eshte te vesh duart ne koke!

Edhe nese i kane lujatur disa ndeshje, ku qendron problemi ketu!

Me leket e fituara jane rindertuar stadiumet, jane blere lojtare cilesore, jane kthyer tifozet ne stadium te shohin yjet ne loje, kaq e vertete eshte kjo sa qe ne bilance keto quhen “investime humane”.

Me vjen keq shume! Nuk e prisja qe te denoheshin me birucë pikerisht ata qe iu hoqën buken nga goja femijeve te tyre per te miren e futbollit.

Duhet t’u kishim ardhur ne ndihme vellezerve helene, qe diten qe iu erdhen haberet nga Zvicra, t’iu kishim dhene ne perdorim disa prokurore dhe zyrtare federate, me siguri qe qameti do ishte evituar.

Ndersa per kroatet nuk kam ç’te them, ia bënë vetes! ” il gennio”, presidenti Saviçeviç, tribloi dhe beri faullin e jetes, siç duket ai i paska fryre tek veshi ketij Tonit, kur i dha formulen e permiresuar me ca te panjohura pa legalizim.

Ai e paska patur fajin, ku dime ne nga keto anonimet!

Edhe nese vazhdojne t’ i fryjne zjarrit, na erdhi ne dore guri dhe arra, kemi me se t’iu mbyllim gojen.

E kemi ne xhep justifikimi, barazim “x”, pa gola.

Kur gojet e liga te flasin perseri per zgjedhje pa zgjidhje ne do ju perplasim kroatin fluturues, paska edhe me keq!

Kur ata ” llaporet gazmore” te hapin gojet e semura kunder modelit qe sajuan shefat, ne do ju perplasim ballit greket e prangosur, paska edhe me keq!

 

Dhe siç e thote edhe rapsodi i Fshf-se, futboll te tille nuk keni pare, Francen nuk e kishit enderruar edhe ne endrrat  me erotike, kulla te tilla nuk i keni merituar ndonjehere, sepse ju nuk dini te gezoni, qoftë edhe me leket tuaja!

Ne ne goje te ujkut hedhim valle, vallen e bukur jo me 22 ne fushe, mjafton ne tribune nje ose dy poltrona.

UEFA te mendohet mire nese vazhdon te merret me ne, do dale blof, si perhere fundja, sepse ne bar do te hame dhe parimet nuk dime dhe nuk duam ti shkelim!

“Selam” nga toka e bekuar!

 

Ben Kulla