Shqipëria dhe Malta do të shkëmbejnë arbitrat! “Vrasësi” do të jetë i huaj

Që është specie në zhdukje, këtë e dinë të gjithë,  sidomos kur kujton se ish-ët  Dinamos tregojnë talent edhe për të mbyllur gojën.  Farruk Sejdini është shembulli më tipik për të besuar se shpirti “blu” nuk vdes kurrë, madje lufton edhe me të fortët e zyrave, ata që nuk janë mjaftuar duke shfryrë topin e ndershëm të lojës, por kanë shkuar edhe më tej, duke ia mbyllur me ngjitëse gojën.. lojës që s’pushon së foluri.  “Xhaxhi”,  apo “rebeli i fundit”, siç quhet shpesh për shkak të mbijetesës me stil ndryshe,  është ndër të paktit që vazhdon betejën,  me një ndryshim tepër domethënës, kur ishte në fushë e shikoje të luante me finesë dhe dhelpëri në mbrotjtje, kurse tani, në kohën e “diktaturës  demokratike”  preferon vetëm lojën sulmuese.  Dhe fjalët e tij janë të denja për të shkuar në dosjen e zezë, atje ku mbahen me kujdes dhe fanatizëm , të gjithë zërat kundër të madhit dhe të voglit në FSHF. Dëgjoni frazën më të fundit: “  Ku e gjetën Maltën xhanëm?  Apo ngaqë na ngjan shumë. Si mund të binjakëzojmë arbitrat tanë me arbitrat maltezë, kur dihet se janë ndër kampionatet më të korruptuar në Europë”.

Xhaxhi i Dinamos mendon se kampionati maltez është më pak i ndershëm se yni, në një kohë, që edhe maltezët,  kanë të drejtën morale të thonë se po emigrojnë në një kampionat të papërfaqësuar në Europë, për shkak të veseve të skajshme me lojën.  Sa për kurizotetin e Sejdinit, binjakëzimi me Federatën e Maltës nuk është trendi i kohës, sepse miqësia  ka vite që është rrënjosur, madje artizanët e murit të miqësisë janë ..arbitrat.  Vite më parë, kur Shqipëria dhe Malta, kishin nevojë për pak adrenalinë në ndeshjet miqësore,  shkëmbenin arbitra me misionin për të ndihmuar “popujt e vegjël”. Bile maltezët e tepronin  kur na bekonin  se “miku i mirë njihet tek pika e penalltisë”.

Sfidanti.al