Thuajse jashtë! Nejmar me 99 për qind jo ndaj Realit

Me një kockë gishti të thyer dhe me një dëmtim (jo shumë të rëndë) në gju, nuk pritet të kthehesh shpejt. Përballja e kthimit PSG-Real luhet mesjavën e ardhshme, ndërsa Nejmar parashikohet të paktën 1 muaj jashtë fushave të lojës. Lajm më i keq se kaq nuk mund të vinte për tifozët dhe gjithë klubin e Paris SG, pasi kjo do të thotë se ylli i tyre kryesor nuk mund të luajë (me 99 për qind të shanseve) në ndeshjen kryesore të sezonit, atë që vendos fatin në Champions.

Trajneri Unai Emeri ndoshta do të jetë duke kafshuar gishtat që e aktivizoi brazilianin në derbin në Paris ndaj Marsejës, një përballje shumë e ashpër kur “Ney” edhe mund të dëmtohej. Emeri, ndoshta, do të duhej të kishte bërë si Zidan që po e lë disa herë pushim Ronaldon. Gjithsesi, fakti është thuajse i sigurt që PSG do ta kërkojë kualifikimin për në çerekfinale, pra përmbysjen e humbje 1-3 në Madrid, pa Nejmarin. Ishte e vështirë t’ia dilte edhe me të, sa janë shanset që të kalojë turin pa superyllin? Apo ndoshta, mungesa e madhe do të jetë një motivim edh emë i madh për Kavanin e Mbapenë me shokë?

Sfidanti.al