Sarri fton De Laurentisin të merret me filma, jo të nxehet me futbollin!

Akulli është thyer, por nuk është shkrirë. Një nga anët më pozitive të Mauricio Sarrit është që trajneri napolitan nuk di të gënjejë dhe as nuk ka frikë të thotë të vërtetën. Një takim me presidentin e klubit, De Laurentis, ndodhi së fundmi, për herë të parë që nga kritikat e ashpra që ky i fundit i bëri skuadrës (dhe trajnerit) pas humbjes 1-3 në Madrid në Champions.

“Në këtë moment, jemi të bashkuar të detyruar nga rrethanat (per forza di cose), – pohon Sarri, – me De Laurentisin folëm për gjysmë ore, por për 28 minuta saktësisht kemi folur për kinemanë. i dhashë nja dy skenarë dhe shpresoj që të bëjë një film dhe të mos zemërohet për futbollin. Ndeshjen në Romë as që e prekëm fare, ndërsa për 30 sekonda folëm për skenarë të mundshëm në të ardhmen. Jemi në një mendje përsa i përket objektivave”.

Nuk dihet sesi do të shkojë bashkëpunimi mes palëve sezonin e ardhshëm, por nuk besohet se De Laurentis do ta largojë trajnerin pa u mbyllur ky edicion. Në fund të fundit, Napoli është fare pranë vendit të dytë në kampionat dhe në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Sfidanti.alde laurentis