“Rroftë Formula 1” apo “ndjesë pastë” Formula 1, kjo është çështja

Fundjava risjell zhurmën e motorëve të makinave dhe nisjen e sportit më të madh të shpejtësisë, Formula 1, por atmosfera nuk është aspak e mirë. Skuadrat kryesore si Ferrari apo Mercedesi janë gati të largohen (në një sezon tjetër) për të formuar një kampionat paralel, nëse pronarët dhe drejtuesit e sotëm të F1-it do të vazhdojnë me idetë e tyre.

Një modifikim në pjesën ku ulet piloti ishte shkaku (apo preteksti) më i fundit për përplasje. Formula 1 ka detyruar skuadrat që të pajisin pjesën ku rri piloti me një mbrojtëse (në foto) për të mos lejuar që koka e tij të goditet nga pjesë të shkëputura nga makinat dhe që mund t’i shkaktojnë dëmtime të rënda, madje edhe vdekjen. Mbrojtësja është aq e fortë sa mund të përballojë edhe goditjen e një autobusi urban!

Gjithsesi, kritikat janë se ajo pengon të shikohet se kush është piloti që drejton makinën, diçka që heq kënaqësinë qoftë për ata që ndjekin garat në tribuna, qoftë për ata para televizorit.

Arsyet për konfliktin e Ferrarit dhe Mercedesit me Formula 1, sidoqoftë, janë të tjera dhe kanë të bëjnë me planet për të krijuar një motor më të thjeshtë dhe për të shpërndarë më drejt të ardhurat, gjë që do të prekt xhepat e skuadrave kryesorë, pra që mund të rrezikonte dominimin e tyre.

Sfidanti.al