Reali e merr (thuajse) gjithnjë atë që do, Van de Bek vjen në verë!

Do të paguhen 55 milionë euro, por nuk janë diçka shumë e madhe. Në “Santiago Bernabeu” pritet të vijë në verë një nga lojtarët më të mirë të Ajaksit sezonet e fundit, dhe pikërisht Doni Van de Bek. i cilësuar si një prej elementëve-kyç të skuadrës nga Holanda që arriti gjysmëfinalen e vjetshme në Champions, Van de Bek kërkohej nga shumë klube, por Reali doli më i shpejtë. Gazeta “Marka” informon se madrilenët kanë arritur akord me mesfushorin që verën e kaluar, dhe se Ajaksi do të pranojë transferimin verën e ardhshme, kundrejt 55 milionë eurove.

Van de Bek vlerësohej si lojtar i një niveli të përafërt me ish-kapitenin Matijs De Ligt, që kaloi tek Juventusi, dhe mesfushori tjetër Frenki De Jong, që u bashkua me Barcelonën. Ai është vetëm 22 vjeç dhe trajneri Zinedin Zidan do të ketë një përforcim tjetër në mesfushë për shumë vite të ardhshëm, në krah të 22-vjeçarit tjetër, Fede Valverde. Kjo është shumë e rëndësishme për Realin, tani që lojtarë si Modriç apo edhe Kros po i afrohen viteve të fundit të karrierës.

Sfidanti.al