Nuk është Mesi, as Ronaldo, por magjistari i paperëndueshëm Ibrakadabra!

Vetëm 20 minuta iu deshën Zllatan Ibrahimoviçit që të shkaktonte një histeri të vërtetë në Los Anxhelos. Ju bëni gabim të madh, nëse vendosni ta hiqni atë nga lista e lojtarëve të mëdhenj dhe me siguri që i pari që është penduar, është trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, që e la aq lehtë të lirë Ibrën që ai të ikte në SHBA, ku ai tani luan në kampionatin amerikan, MLS, me ekipin LA Galaksi. Ky futbollist suedez, edhe pse 36 vjeç, vazhdon të luajë shkëlqyeshëm dhe këtë ai e konfirmoi në ndeshjen e fundit të ekipit të tij me FK të Los Anxhelosit. Ibra hyri në lojë në pjesën e dytë, kur rezultari ishte 1-3 në favor të ekipit kundërshtar, por me golin e dytë që ai shënoi me kokë në shtesën e lojës së gjyqtarit, pasi kishte shënuar një gol fantastik nga mëse 30 metra, ai i dha fitoren 4-3 ekipit të vet LA Galaksi.

Ibrahimoviçi, me të vërtetë, është i jashtëzakonshëm. Pa asnjë stërvitje të plotë gjatë vitit ose, më mirë të themi, viteve të fundit dhe me gju të dëmtuar rëndë, ai shënon që në ndeshjen e parë, madje, jo një, por dy gola, madje, edhe vendimtarë.

Sfidanti,al