Komplimenti i Bergerit: Hamiltonin mund ta krahasoj me Senën!

Ka qenë një nga pilotët me më shumë përvojë në Formula 1 për të gjitha kohës, dhe padyshim që mund ta japë një gjykim. Gerhard Berger ishte shok i Airton Senës për 3 sezone, në 1990-1992 tek Meklareni, dhe më në fund vendosi të bënte një krahasim. Austriaku i bën një compliment (besohet të merituar) Ljuis Hamiltonit duke e cilësuar si pilotin që i afrohet apo që mund të jetë në nivelin e brazilianit.

“E kam njohur mirë Senën, por jam ruajtur me krahasimet, – tha ai, – gjithsesi mund të them se Hamilton i ngjan, i afrohet. Ai është jo vetëm piloti më i mirë i epokës së tij, por mund të bëhet më i miri i të gjitha kohëve, dhe të kalojë rekordet e Mikael Shumaherit. Më parë nuk doja të bëja krahasime, por tani mund ta them me ndërgjegje të qetë. Ai (Hamilton) i ka cilësitë e Senës. Është i pari pilot që është në nivelin e tij”. Duket se Berger nuk vlerëson që Shumaher kishte talentin e Senës, ndonëse gjermani legjendar mban rekordin e titujve dhe të fitoreve në Formula 1.

Sfidanti.al